Dy jave pergatitje ne Zllatibor
Skuadra ka nisur stervitjen intensive per sezonin 2016-2017. Bardheblute nen drejtimin e trajnerit Ilir Daja po kryejne prej fillimit te muajit nje periudhe te ngjeshur pergatitore ne kompleksin “Skender Halili”. Gjate kesaj periudhe, klubi po punon per te kompletuar skuadren me lojtare te rendesishem dhe te vlefshem per projektin e sezonit te ri. Ne daten 17 korrik, bardheblute do te lene Shqiperine per tu zhvendosur ne Zllatibor, ne nje qytet malor ne Serbi, ku per dy jave do te zhvillojne stervitje intensive dhe disa ndeshje miqesore. Kushtet fantastike ne resortin ku do te zhvendosen bardheblute dhe prania e disa ekipeve gjate kesaj periudhe, sollen kete program veror per sezonin e ri. Ne Zllatibor Tirana do te akomodohet ne “Iris Hotel Zlatibor”, nderkohe qe shume prane hotelit gjenden gjashte fusha te permasave te ndryshme qe ofrojne kushtet e nevojshme per nje faze pergatitore model. Gjithashtu klima eshte ideale per te marre ngarkesen e duhur fizike ne kete periudhe. Gjate diteve ne vazhdim, para se skuadra te largohet drejt Zllatiborit, bardheblute do te kompletohen me afrimin e disa lojtareve cilesore.