Denoncim publik per skandalin ne Lac

KF Tirana denoncon publikisht ate qe ka ndodhur sot ne stadiumin e Lacit. Ne menyre provokative, tifozet bardheblu nuk jane mirepritur nga klubi vendas dhe policia. Ndryshe nga sa ishte rene dakort, ne sektorin mik jane lejuar dhe numeruar nga forcat e rendit vetem 120 tifoze. Dyert jane mbyllur per 30 tifoze te tjere. Rregullorja te ciles i referohej klubi mik ne kete rast eshte shkelur. 5 perqind e stadiumit te Lacit eshte baraz me 150 tifoze, ne nje sektor qe ka me teper hapesire se kaq dhe eshte licensuar nga Federata Shqiptare e Futbollit per tifozerine mike, per nje stadium me kapacitet 3 mije vendesh. Edhe pse KF Tirana ka kerkuar ne menyre te perseritur nje zgjidhje per kete problem te krijuar ne menyre artificiale, serish zgjidhja nuk eshte ofruar. Nje incident skandaloz dhe provokativ. Gjithcka eshte bere per te prishur atmosferen sportive dhe demtuar rezultatin e ndeshjes. KF Tirana kerkon ndjese tifozeve per cfare ka ndodhur dhe i kerkon publikisht Federates Shqiptare te Futbollit te marre masa per gjithcka ka ndodhur.

2

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App