Dede ”Filozofia jone: Te sulmojme me gjithcka kemi dhe te mbrohemi me gjithcka mundemi.”

Ne nje prononcim per mediat ne prag te ndeshjes Tirana-Apollonia. Trajneri Nevil Dede iu pergjigj pyetjeve të gazetarëve. Ne deklaraten e tij ai us shpreh si meposhte:

Si ju ben te ndiheni kjo fitore e rendesishme, jane disi me te qete lojtaret?
E rendesishme eshte qe djemte e ndjene veten me mire dhe duke u ndjere me mire arriten te marin tre piket perballe nje kundershtari te forte. Gjithcka duhet te pasohet me nje rezultat tjeter po kaq pozitiv qe te kete vlere fitorja ne Laç. Perballe ne superligen Shqiptare nuk ka asnje ekip te lehte, te gjithe jane te rendesishem. Apollonia e Fierit eshte nje skuader shume simpatike dhe duan te luajne futboll. Nuk jane nje skuader qe luajne mbrapa dhe duan vetem te mbrohen edhe ata duan te sulmojne me lojtaret qe ata kane.


Ka qene nje lloj presioni psikologjik?
Eshte normale kur shenon dhe kur je ne avantazh gjithcka te duket me e lehte. Nje nga faktoret qe ndikon kur shenon eshte edhe aspekti psikologjik qe ju permendet gje qe e mban lojtarin kundershtar ne presion. Te mos harrojne qe kemi kualitet brenda skuadres, lojtare me eksperience te talentuar ne moshe te re sic jane prurjet nga akademia. E rendesishme eshte qe ka nje fryme shume te mire brenda skuadres. Duke shtuar dhe rezultatin pozitiv gjithcka behet me e mire si per skuadren edhe per repartin dhe mua me behet me e lehte puna.


E mendoni nje rotacion ne formacion?
Nje skuader duhet te kete nje bosht te caktuar dhe disa lojtare do mbajne ngarkese me shume, por rrotacioni duhet te ekzistoje. Ne do mundohemi te bejme me te miren. Rendesi ka qe kur ke elemente te keshme shume zgjedhje, me pas pergjegjesia me kalon mua.


Pas nje ndeshje si ajo e Lacit, ju duket nje ndeshje e lehte ajo me Apollonine?
Jo, aspak. Nuk eshte e lehte dhe mbi te gjitha nje rezultat pozitiv duhet te pasohet nga nje tjeter per te patur vlere. Ne lac eshte nje fitore e rendesishme per ecurine e kampionatit dhe nje sinjal i mire sepse Laci eshte skuader e veshtire per tu mundur, jo vetem atje por edhe jashte fushes se tyre. Mendoj qe lojtaret tane kane eksperiencen e duhur dhe e dine pergjegjesine e duhur qe duhet te konsiderojne.


Keni krijuar nje ide te skuadres pretendente per titullin kampion?
Une e kam thene edhe me pare qe besoj se ne mesin apo fundin e fazes se dyte mund te konkurohet cdo skuader. Ne kete kampionat problematika kryesore per cdo skuader eshte ngjeshja e kalendarit dhe te gjithe duan te ruajne energjite. Kjo do sjelle qe me hapjen e merkatos do te kemi prurje dhe zhvillime te reja, por fundi i fazes se dyte do te kete ajo pasqyre qe do te konturoje skuadrat e duhura. Per mua eshte kampionat i veshtire dhe rezultatet jane te ngushta.


Keni patur perzierje ne fushe. Mendoni se akoma nuk e keni gjetur vendin fiks te ketyre lojtareve?
Une mendoj qe skuadra po merr forme, nuk mendoj se eshte korrekte per mua te them pozicionet e lojtareve apo se si ne i pergatisim ne ndeshje. Kemi disa lojtare per nje pozicion, gjithashtu dhe lojtare krahu shume te talentuar. Filozofia ke e rendesishme qe une mundohem ti ushqej djemve gjithmone eshte qe ne te sulmojme me gjithcka qe kemi. Bashke me tifozet tane qe na mbeshtesin gjithmone edhe pse nuk jane me ne ne stadium. Gjithashtu te mbrohemi me gjithcka mundemi me bankinen dhe lojtaret e stolit.


Flitet per merkaton, Ngoo, Hasani jane emra te pyetur por rrezikoni te humbisni Muçin. Si e shihni kete fakt?
Mua me intereson qe Muci po rritet nga dita ne dite dhe me kualitet. Eshte nje djale me shume perspektive dhe shume talent. Po lodhet, po sakrifikon per kete skuader. Ne ndeshjet e fundit ka bere paraqitje shume te mire. Te gjitha keto tregojne qe po rritet si personalitet. Ka kuptuar qe te behesh nje lojtar i madh duhet te punosh shume. Une i uroj cdo futbollisti qe te kete nje dalje sa me te suksesshme, mbi te gjitha ai te ndihet i arrite dhe i realizuar. Komanden e japin financat, gje ne ndodh jo vetem ketu por edhe ne bote. Te gezueshme apo te mira per nje klub atehere ai mendon per ti shitur lojtaret. Keto jane gjera qe i pekrasin klubit, mua me intereson rritja e lojtareve dhe mbarevajtja e ekipit. Emrat jane gjithmone te mirepritur. Per mua per momentin per te miret ne bote jane ata qe trajnoj une dhe fokusi eshte tek ata.