Dede: ” Tirana nuk duhet te beje asgje ndryshe vetem te jete me pragmatiste perballe portes dhe te finalizoje rastet”

Trajneri Nevil Dede iu pergjigj pyetjeve te gazetareve sot ne konferencen per shtyp ne prag te ndeshjes Tirana-Vllaznia. Meposhte deklarata e plote:

Ndeshje e forte perballe nje kundershtari shume te forte?

Eshte e vwrtetw, jemi pwrballw ekipit qw po kryeson futbollin sot. Ka bere nje fuboll te mire deri tani. Do jete nje perbalje e bukur, ata jane nje kundershtar I forte qe nuk jane thyer deri sot, deri sa nuk u thyen edhe me Tiranen I japin te drejte vetes per te qene pretendent per titull. Te shohim cdo te ndodhe neser, nese ata realisht do mbrohen apo do luajne futbollin e tyre. Dua qe at ate vijne ta provojne ne Tirane, ashtu sic fituan me fat ne Shkoder, te provojne fatin e tyre edhe ketu.

Cfare duhet te beje ndryshe Tirana nga dy ndeshjet e kaluara?

Tirana nuk duhet te beje asgje ndryshe vetem te jete me pragmatiste perballe portes dhe te konkretizojme e shfrytezojme ato raste qe kemi. Ky ekip po Lufton, ka nje shpirt te larte lufte. Ju po e shikoni qe nuk ka rendesi mosha qe hyn ne fushe por fanella qe vesh. Ne duhet te jemi me konkret dhe me vrases per sa I perket ndeshjes, duhet ta mbyllim ndeshjen me shpejt. Te fusim topin me shume ne rrjete, per kete duhet te punojme.

Situata e pandemise ka ndikuar? Cilat jane fjalet keshillat apo korrigjimet per ekipin?

Eshte e vertete edhe moti nuk na ka ndihmuar, jo vetem ne por te gjithe ekipet e superliges. Ne kemi nje moshe mesatare nga me te rejat dhe kjo na e ben pak me te veshtire. Une jam I lumtur qe keta djem vetem me shpjegim apo teori po bejne me shume se c’eshte punuar.

Me kaq shume barazime a do te mjaftonte nje pike me Vllaznine?

Tirana futet ne cdo ndeshje per te fituar dhe kete nuk e mohojme dot. Kemi tentuar ta bejme kete ne cdo ndeshje, kemi patur shansin tone, ne pak momente jemi vene ne veshtiresi nga kundershtaret. Kemi patur vetem nje humbje heren e pare dhe pas asaj Tirana nuk ka patur me c’ekuilibrime si skuader. Ne nuk luajme futboll aventure, per kete te jeni te bindur, skuadra e ka pranuar faktin dhe eshte e zgjuar dhe e vetedijshme qe ne kete kampionat ka shume pak diferenca dhe te gjithe duhet te jemi te ekuilibruar. Qe duhet te shenojme me shume, kjo eshte ajo diferenca dhe mund te kemi te drejten te themi qe kemi patur shume barazime dhe kemi shenuar pak.

A do te kenaqej Tirana me nje pike ne kete ndeshje?

Ne besojme deri ne fund tek fitorja, ju e pate edhe ne momentet e fundit pavaresisht se u futen djem Akoma me te rinj se ata qe ne kemi ne formacion, tentuan qe ne ta fitonim ndeshjen. Kudershtari po na sulmonte, me topat e gjate duke e deshperuar por kjo I perket te kaluares. Ne momentin qe ne nuk e fituam eshte edhe merite e kundershtarit qe nuk na e lejoi kete gje, por ne nuk tham qe shkojme ne Durres per tu kenaqur me nje pike. Pas ndeshjes behet nje analize tjeter.

Cila skuader eshte me e mire, kjo apo ajo e Korrikut 2020?

Ju keni te gjithe experience dhe mund te gjykoni vete por nuk me takon mua kjo pyetje dhe nuk mund te jap asnje pergjigje per kete.

Vetebesimi ne skuader?

Ne luajme perpara nje skuadre qe vjen nga nje qytet me te njejtin mentalitet. Nje shprehje thote “Me ken Shkodran t’tana I ban” dhe ne do te mundohemi ti presim me shprehjen e tyre dhe meqe jemi Tirona do te mundohemi ta fitojme brenda kornizes se nje ndeshje sportive.

Pas nje ndeshje te bukur me legjendat, kush I mungon me shume Tiranes nje Nevil Dede, nje Devi Muka apo nje Fortuzi?

Tiranes I mungojne vetem golat dhe rezultatet, emrat dhe golat kane bere histori tek ky klub, tashme cdo gje eshte nostalgji. Brezat qe do te vijne shpresojme te jene me te mire se ata qe kane qene.  Shpresojme te shtojme fotografite dhe trofete te ky klub me djemte e rinj.

Keni njohur cdo kundershtar tashme si e shikoni kampionatin?

E kamm thene qe do te jete nje gare e forte kete kampionat. Tirana luan krenare ne futbollin e saj pavaresisht se kush e drejton. Cdo ekip ben lojen e tij dhe kaq. Ne qoftese dikush na dominon mund te themi qe nuk jemi aty ku duhet. Shifrat ne dominimin e topit I kemi patur ne me te mira.