Dede: “Shpresojmë për një ndeshje ‘fair’. Shkojme në Korcë për të dhënë maksimumin.”
Ne nje prononcim per mediat ne prag te ndeshjes KF Skenderbeu-KF Tirana Trajneri Nevil Dede iu pergjigj pyetjeve të gazetarëve. Ne deklaraten e tij ai us shpreh si meposhte:
Si e shihni përballjen me Skenderbeun?
Nuk eshte me ai Skenderbeu qe ka qënë.
Kjo eshte nje ndeshje kampionati qe duhet ta vleresojme dhe donta vleresojme maksimalisht. Respektojme kundershtarin historine qe ka dhe cdo gje qe ai ben ne kete sezon. Jane skuader me elemente te mire qe po punojne seriozisht, ata duan te luajne futbollin e tyre me lojtaret dhe stafin qe kane. Shkojme ne nje qytet qe ka bere nje pjese te historise se futbollit shqiptar. Shkojme atje me qellimin maksimal dhe shpresojme qe ndeshja te jete e ‘fair’ sic duhet te jete gjithmone. Une kam nostalgji per ate qytet per aq kohe sa punova atje dhe per miqte. Eshte nje stadium ku mund te shprehesh shume mire, ne fund fare eshte nje gare ku perballen dy ekipe. E rendesishme eshte ajo qe theksoj gjithmone, nuk ka vlere nje fitore nese nuk pasohet me nje rezultat te njejte pozitiv.
Luani 3 ndeshje transferte, a eshte ky rasti qe Tirana te beje hapin e madh?
Te them te drejten dua te flas vetem per Skenderbeun, skuadra eshte e fokusuar aty dhe pa mbaruar kjo ne nuk mund te mendojme asgje tjeter.
Psikologjia e skuadres?
Rezultatet pozitive gjithmone i japin besim cdo ekipi, kur ata kane besim shprehen me mire. Ne duhet te krijojme nje klime te duhur e te pershtatshme. Jemi pozitive dhe te tille duhet te mbetemi. Ana psikologjike eshte padyshim e mire por duhet te mendojme te shenojme. Kemi elemente te rinj qe kane nevoje per minuta dhe liri psikologjike.
Lojtari i sulmit Sasraku? Si e shihni ndryshimin me Mucin?
Sasraku është lojtar i rëndësishëm për skuadrën. Ka ndihmuar ekipin, por duhet të nisë edhe të shënojë. Më pas do ketë tjetër rendiment. Edhe skuadrën e ndihmon.
Sa i takon Muçit, ai po rritet nga ndeshja në ndeshje. Shifrat i kemi të mira në aspektin e mbajtjes së topit, apo gjuajtjeve në portë. Nuk është e nevojshme të shënojnë vetëm sulmuesit. Po shënon edhe Batha, edhe mbrojtja po bën mirë. Gjithashtu edhe portieri po bën ndërhyrjet e tij në momente të caktuara.
Sfida me Vllaznine? A eshte rivali kryesor per titull?
Rivalë për titull janë disa. Di që kanë bërë pikë, vetëm kaq. Nuk më takon të bëj rolin e analistit. Nuk e kisha parashikuar këtë ecuri, por nuk jam Zoti dhe nuk di gjithçka.
Humbja me Vllazninë peng?
Kur humb në fund të vjen keq, por vetëm kaq. Më intereson ndeshja e radhës për momentin, si dhe skuadra ime.