Dede: “Neshje e rëndësishme, duhet të jemi të motivuar”

Trajneri Nevil Dede u shpreh perballe mediave ne prag te ndeshjes Tirana Partizani. I pyetur per derbin trajneri u pergjigj si meposhte:

Ju eshte dashur te punoni shume ne aspektin psikologjik me ekipin ne saje te rezultateve jo te kenaqshme?

Mendoj se ne aspektin psikologjik kjo ndeshje nuk ka nevoje per shumë koment. Mediatikisht, dhe rezultatet bejne qe Tirana nuk po kalon nje moment te mirem per sa I perket rezultateve. Persa I perket lojes qe kane bere ne fushe une jam I kenaqur me ekipin. Me ka ardhur keq për ta edhe për klubin ku unë jam pjesë e tij pasi duhet të kishim patur më shumë pikë, megjithatë kampionati është I gjatë dhe cdo ndeshje shërben për të rikuperuar gabimet dhe pikët e në fund të kemi ato rezultate që të gjithë presim.

A do te shërbejë derbi si një pike kthese ashtu sic ndodhi në sezonin e kaluar?

Gjithmone theksohet pjesa se starti nuk është I mirë. Nëse do të ishte mirë këtu nuk do të isha unë por do të vijonte të ishte Egbo, por kur nuk ka ecuri të mirë atëherë bëhen dhe ndryshimet. Vetë fjala mdryshim nënkupton shumë gjëra Brenda, besoj se do të rikthehemi shumë shpejt. Per mua e rëndësishme është që kontigjenti të plotësohet sa me shpejt dhe ekipi te kthehet tek rezultatet positive.

Ju tremb fakti qe Partizani është konsoliduar mirë në ndeshjet e fundit?

Nuk besoj se kemi shënuar pak. Kjo gjithsesi varet nga kendveshtrimi I cdokujt. Unë do të toja që nesër nap ret një ndeshje e vështirë. Eshtë një ndeshje që bën histori për ekipin dhe tifozerinë tonë, si edhe për ekipin kundërshtar. Ne do ta përjetojmë shpirterisht, mëndërisht dhe në fund do interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

A e bën presioni Tiranën të dënuar të mos humbasë nesër?

Tirana është dënuar gjithmonë që të fitojë, është dënuar te ketë gjithmone objektivin me të madh që është tituli kampion. Në historinë e këtij klubi kështu ëahtë perceptuar gjithmonë. Të gjithë brezat janë rritur me këtë filozofi dhe këtë mendim. Ne do mundohemi të bëjmë ndeshjen tonë, të kemi respect për veten. Ju bej thirrje lojtarëve që në këto kushte që po kalon e gjithë bota dhe populli ynë shqiptar si dhe tifozeria e Tironës, duhet të bëjmë më të mirën. Të dyja skuadrat duhet të bëjnë më të mirën që të kënaqin njerëzit që I ndjekin nga ekrani dhe të harrojnë cfarë ndodh jashtë.

Që nga ardhja juaj tek Tirana a keni arritur të inplementoni idetë tuaja?

Kushtet e kampionatit tonë bëjnë që ndeshjet të zhvillohen në një hark kohor të shkurtër, cdo tre ditë. Maksimumi kemi patur 2-3 seanca stërvitore për tu përgatitur nga një ndeshje tek tjetra. Në këto kushte ne duhet të jemi të përqëndruar dhe të rregullojmë ato problematika ku ne kemi shfaqur  disa veshtirësi.

Duke qënë se jetoni fare pranë njëri-tjetrit, jeni “ngacmuar” ndopak me trajnerin Daja këto ditë?

Te jem I sinqertë nuk jemi shkëmbyer. Ai mbetet një mik I mirë, kemi punuar bashkë dhe kemi patur sukses, unë si lojtar dhe ai si trajner. Respekti është reciprok dhe maksimal, jo vetëm për ne si individë por edhe për familjet tona prej vitesh. Kjo më bën që të përcjellim nje loje ‘fair’ në fushë dhe në fund të jemi krenarë për atë derbi që do ti përcjellim popullit shqiptar dhe tifozerive përkatëse më të mirën ë mndshme si edh etë fitojë më I zoti ku në këtë situatë mendoj se do të jemi ne.

Do t’ju kënaqte një barazim?

Në futboll cdo trajner ka strategjitë e tij, mundohen të marrin më të mirën e cdo situate. E rëndësishme është që kjo ndeshje të ketë një ekuilibër. Te dyja ekipet di të mundohen të gabojnë sa më pak dhe të marrin maksimumin nga ndeshja.

Perse ky derbi do të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe jo ne stadiumin “Selman Stermasi” ku gjendja e fushës paraqitet më e mirë?

Kjo është dicka që vendoset nga organizatorët e ndeshjes që janë drejtuesit tanë, por gjithsesi ka dhe faktorë të tjerë që vendosin. Nuk e vendos unë cila fushë është më e mirë apo më e keqe. Stadiumi Air Albania është një reklamë dhe investim I federatës dhe kjo na bën që ne të gjithë të mburremi me atë stadium. Klubi yne ka bërë një investim ne fushen e Selman Stërmasi, por Air Albania ofron edhe nje imazh me të mirë.

E shihni si disfavor faktin se disa nga lojtarët tuaj nuk e kanë provuar derbin?

Ka gjithmonë një herë të parë. Edhe unë në fillimet e mia e kam provuar këtë. E rëndësishme eshtë të jemi të motivuar  dhe nderthurja e elementeve që kemi. Ashtu sic të gjithë do të luajmë për herë të parë futboll ashtu luajkmë edhe një derbi e me rradhë. Mbit ë gjitha duhet të jenë krenarë dhe të nderuar që të marrin pjesë në një nga ndeshjët që ka bërë historinë e futbollit shqiptar.