Daja: “Jemi të bashkuar, rikthehemi tek rezultatet pozitive”

Në konferencë për shtyp, krah trajnerit Mema ishte dhe mesfushori Asion Daja. Për Dajën, ka qënë koha e mjaftueshme për të punuar dhe për të rikthyer qetësinë në skuadër për të vazhduar e përballuar kampionatin deri në fund.

Daja mund të na zbuloni ju sekretin e motivimit? Mendoj që do ta shikoni në fushë ditën e nesërme. Shpresojmë për një rezultat pozitiv dhe ndoshta mund ta zbulojmë pas ndeshjes.

Cfarë ka ndryshuar në raport me trajnerin Ze Maria? Të them të drejtën edhe ne edhe presorin e kishim pak të vështirë pasi ekipi kishte një ngërc psikologjik. Java e pushimit na ndihmoi dhe jemi në rrugën e duhur. Plotësisht psikologjikisht na çliron vetëm fitorja dhe rezultati pozitiv.

Si ndiheni në rolin e “playmaker”? Formacioni mund të ndryshohet sërisht, pasi mund të jetë edhe për të hutuar kundërshtarin.

Sa ndikojnë këto ndryshime sic është roli i trajnerit? Në të vërtetë këto gjëra shihen në fushë dhe rezultatet e tregojnë më së miri. jemi optimistë dhe besojmë se do të ndryshojnë për mirë. Ndryshimi ndihet pasi trajneri shqiptar e njeh më mirë kampionatin. Kjo është më pozitive, jo për të thënë që trajneri Ze Maria ka punuar keq.

A janë këto 3 faza të mjaftueshmë për rikthmin e Tiranës në luftën për arritjen e objektivave? Kampionati ynë është i tillë, që një fitore të ngjit në rënditje dhe këto 3 faza janë mëse të mjaftueshme.

A është e vërtetë që tek Tirana nuk ka harmoni? Unë kam qënë pjesë edhe në skuadra të tjera, por problemi kryesor është që tek Tirana del çdo informacion mos të them që edhe transformohet dhe fryhet më shumë nga mediat. Nga sytë jashtë duhet sikur nuk ka harmoni, por në fakt ne jemi skuadra që kemi më shumë harmoni se gjithë grupët e tjera.