Çelhaka: “Ne jemi Tirona luajmë në shtëpinë tonë për fitore.”

Lojtari Jurgen Celhaka u rikthye në fokusin e gazetarëve pas një perjudhe të gjatë mungese për shkak të një dëmtimi. I ulur krah zv. Trajnerit Uku dhe menaxherit të skuadrës Spahiu, ai u shpreh i lumtur të rikthehet në stërvitje. Mëposhtë deklarata e plotë e mesfushorit:

Çelhaka si është gjendja e ekipit?
Është shumë e mirë. Jam rikthyer pas një kohe të gjatë dhe jam gati. Kondicioni im fizik ende nuk është aty ku duhet, por me stërvitje dhe shpresoj javës tjetër të vazhdojmë aty ku e kemi lënë. Ka qenë periudhë e vështirë, sepse nuk isha përballur me një dëmtim të tillë. Të gjithë lojtarët dhe drejtuesit më kanë qëndruar pranë duke ma hequr dhimbjen e dëmtimit.

Si e sheh Tiranën në këtë sezon?
Ka bërë paraqitje shumë të mirë. Lojtarët kanë dhënë 100%. Mendoj se vetëm goli nuk është zgjidhur mirë. Mendoj se me afrimet, si dhe Seferi me Muçin do ta zgjidhin shumë mirë këtë problem.

Konkurenca në mesfushë?
Konkurenca i bën mirë ekipit dhe i mirëpres të gjithë lojtarët e rinj. Toli ka bërë mirë. Besoj se do të bëj mirë kur të kthehem. Mund të luaj bashkë me Tolin dhe Bathën, por atë e vendos trajneri.

A është larg Tirana nga titulli?
Tirana duhet të mendojë për ndeshjen e ardhshme. Nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund, pse të mos mendojë për titullin?! Edhe vjet kështu e nisëm, pastaj dolëm kampionë.

Si duket përballja me Kastriotin?
Është ekip agresiv, por ne jemi Tirana luajmë në shtëpinë tonë për fitore.
Pas titullit kampion, si ndihet një lojtar kur i lakohet shumë emri në merkato?
Ndihem lojtar i vlerësuar, por s’dua të flas për këtë gjë. Dua të mendoj për Tiranën dhe të kthehem sa më shpejt, kjo është më e rëndësishme për momentin.