Celhaka: “Ndeshja duhet fituar. Grupi është gati dhe do të japim maksimumin.”
Lojtari Jurgen Celhaka doli sot përballë gazetarëve në konferencën për shtyp në prag të ndeshjen Tirana-Kukesi. Mesfushori u shpreh I qetë dhe I motivuar ku foli se edhe skuadra ndihet gati. Me poshtë deklarata e plotë e lojtarit:
A është gati Celhaka?
Jam gati 100%, në stërvitje kam qënë shumë mirë, pozicioni im është aty ku duhet. Shpresoj të vazhdoj me ritmin që kam qënë më parë.
Tirana ishte vjet kampionë, ndërsa këtë vit jeni në renditje më poshtë…?
Mendoj se me dy fitoret e fundit që kemi arritur grupi është I bashkuar, harmonia është aty ku duhet dhe duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e rradhës, ky është objektivi ynë.
Si e sheh ndeshjen e rradhës?
Ndeshja duhet fituar, duhet dhënë maksimumi. Është ndeshje e rëndësishme, na vlejnë tre pikët.
Titulli mbase duket larg, cfarë ju motivon?
Ne na motivon vetëm ndeshja e rradhës. Të fitojmë këtë ndeshje pastaj në fund flasim për pjesën tjetër. Tani nuk jemi në pozita për të bërë llogari të tilla.
Si e ke parë ekipin këto muaj që ke qënë jashtë?
Tiranën e kam parë mirë. Ne na mungojnë rezultatet është e vërtetë, por loja ka qënë bindëse. Vetëm fati nuk ka qënë me Tiranën. Besoj se tani edhe grupi është I plotë, nuk kemi dëmtime dhe besoj se do ta shohim Tiranën Akoma më mirë.
Si të bën të ndihesh fakti që cdo trajner ka kërkuar të tia besojë mesfushën Celhakës?
Kjo më bën të ndihem shumë mirë dhe kam për detyrëqë të punoj dhe t’ia shpërblejë në fushë besimin që ata më japin.