Cale, Çelhaka, rikuperim me hapa të shpejtë.
Mesfushori brazilian, Elton Cale është rikthyer tashmë prej dy ditësh në Tiranë. Pas afro një muaji në Brazil, ku lojtari udhëtoi drejt familjes pas operacionit në shpatull, rikthehet thuajse i rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.
Kujtojmë që Cale u dëmtua sezonin e shkuar në përballjen e fituar 5-1 ndaj Partizanit. Sakaq lojtari Jurgen Celhaka është një tjetër element i rëndësishëm i cili i ka munguar skuadrës për shkak të një dëmtimi.
Pas javësh intensive rikuperimi mesfushori 20 vjecar ka dalë këtë javë në stërvitje. Seancat e tyre stërvitore duhet të ndiqen nga doktori i ekipit Arzen Voci dhe me vëmëndje të madhe nga preparatori atletik i klubit Kosta Jani.
Mesfushorët, dy lojtarë kyç për bardheblutë do të vazhdojë rikuperimin individual dhe më pas do të jetë stafi mjekësor që do të japë dritën jeshile se kur do të bashkohen me pjesën tjetër të ekipit.