Bledi Shkëmbi: Tifozët shpresoj ti kemi afër përsëri, premtojmë maksimumin në fushë”
Trajneri Bledi Shkëmbi në konferencën zyrtare për shtyp përpara gazetarëve në prag të sfidës ndaj Gjeorgjianëve të Torpedo Kutaisi: “Mendoj që kemi bërë një paraqitje të mirë duke pasur parasysh kohën në disposicion, sinjalet e ndeshjes së parë janë pozitive. Unë personalisht dhe stafi jemi të mendimit që kemi bërë një ndeshje pozitive por kemi vlerësim maksimal për kundërshtatin. Është një skuadër shumë e fortë. Për skemën nuk ndryshon gjë, Ismajli kthehet, na vjen keq për çfarë ndodhi ndeshjen e parë. Lojtarët duhet të japin maksimumin, të vrapojnë pafund dhe të kenë besim për kualifikimin. Unë pres një Tiranë që të luajë në mënyrën që të kualifkohet, do ta shohim në fushë, por do të jemi me dëshirë për tu kualifikuar. Para ndeshjeve shanset janë 50 me 50, të barabartë, por kundërshtari është disa hapa para nesh për shumë arsye. Mua personalisht më bëri përshtypje ardhja e tifozëve deri atje, dhe shpresoj ti kemi afër përsëri në ndeshjen e kthimit në Elbasan, nuk iu premtohet fitorja, por do të japin maksimumin në fushë”, deklaroi Shkëmbi.