Julian Ahmataj është zyrtarisht pjesë e KF Tiranë në rolin e Scoutit dhe atë të trajnerit të ekipit U-17. Klubi ka zgjedhur të investoje këtë sezon jo vetem në përforcimin e skuadrës me emra të rëndësishem, por dhe në strukturë me afrimin dy trajnerëve të afirmuar që më parë kanë qënë dhe pjesë e Tiranës. Bledar Devolli do të marrë drejtimin e Tiranës U19, Ahmataj drejtimin e Tiranës U17. Akademia këtë vit do të jetë një nga prioritetet e klubit ku do të investohet shumë në infrastrukturë dhe burime njerëzore. Hedhim poshtë kështu, të gjithë spekullimet në lidhje me zhvillimet e fundit në klubin bardheblu.

SHPËRNDAJE