Beselidhja – Tirana 1-1

Tirana ka barazuar ne ndeshjen e pare per gjysmefinalet e Kupes se Shqiperise. Bardheblute shenuan te paret ne stadiumin “Zeqir Ymeri” pas nje goli spektakolar nga Merveil Ndockyt ne minuten e 58’. Pas ketij momenti Tirana i ka patur te gjitha mundesite per te dyfishuar por Moise nuk ka mberritur tek topi para portierit lezhjan. Ate qe se beri Tirana e ka realizuar Beselidhja ne minuten e 66’ kur ka barazuar me ane te Marashit.

Tirana ka tentuar deri ne fund te takimit per te gjetur golin e avantazhit por rezultati ka mbetur i pandryshuar deri ne fund, duke mbyllur ne barazim gjysmefinalen e pare te luajtur ne stadiumin e Kukesit.
Ndeshja e kthimit do te luhet pas dy javesh ne stadiumin “Selman Stermasi”, aty ku Tirana do te kerkoj me cdo kusht kualifikimin.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App