Bekaj: “T’i harrojmë të gjitha ndeshjet që kemi kaluar, kjo është finalja jonë e parë.Do të vazhdojmë të luajmë si finale.”

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes FK Laçi-KF Tirana portieri Visar Bekaj, i cili mori vlerësimin më të lartë për paraqitjen e tij dinjitoze ne derbin Tirana-Partizani. Për gazetarët ai u shpreh si mëposhtë:

Je në dijeni të fushës së Laçit dhe gjëndjes së saj, mbetet skuadër e fortë?
– Kam dëgjuar që në fushën e Laçit është shumë vështirë. Është ekip shumë i mirë dhe ka kualitet. Ne jemi përgatitur maksimalisht. T’i harrojmë të gjitha ndeshjet që kemi kaluar, kjo është finalja jonë e parë. Do të vazhdojmë të luajmë si finale. Gjitha skuadrat janë shumë të mira. Edhe Kastrioti ka hapur shumë probleme. Besoj jemi aty aty të gjitha skuadrat. Edhe Laçi është pretendent për titulli, por Tirana niset për fitore, si gjithmonë.  Synimi ynë është fitorja, pastaj nëse del ndonjë barazim nuk e di. Për humbje s’mendojmë fare.


E shikon si sfidë personale përballjen me Nuabuezen?
– Unë gjithmonë nisem që mos pësoj gol. Së pari i merr meritat gjithë ekipi, më pas unë. Të nisemi me pozitivitet dhe besoj që do t’ia arrijmë. Jam përballur me Nuabuezen kur luante te Drita në Kosovë. E njoh si lojtarë. Kemi dalë barazim në atë ndeshje, ai nuk më ka shënuar.


Pritja ndaj Bardhit të dha një vlerësim makaimal, si u ndjeve?
– Nuk e prisja atë moment, mendova që do të dilte topi jashtë. Ai vetëm e goditi, nuk e pa portën fare. Isha aty me vendosje, nuk ishte shumë e vështirë.


E sheh Tiranën si trampolinë?
– Unë për këtë qëllim kam ardhur te Tirana. Të bëj lojë të mirë të shpallemi kampionë dhe më pas ndoshta të bëjë lëvizjen më të mirë jashtë vendit. Shpresoj që Tirana të më ndihmojë edhe për paraqitjet me përfaqësuesen.”

Powered by Live Score & Live Score App