Batha rinis vrapimet

Mesfushori bardheblu, Idriz Batha pas thuajse një jave terapi intensive është rikthyer në stërvitje. Batha la fushën e lojës në finalen e Superkupës pas goditjes që mori në kavilje.
Nën kujdesin e stafit mjekësor, ai pritet të bashkohet javën e ardhshme me grupin dhe të nisë përgatitjet për ndeshjen e rëndësishme, atë të play-off të Europa League-s.