Batha “Nesër futemi në fushë për të dhënë maksimumin. Mbetet një përballje emocionuese.”

Lojtari Idriz Batha u shpreh sot ne prononcim për mediat në prag të ndeshjes Teuta-Tirana. Kapiteni bardheblu u shpreh si mëposhtë:

Si e shihni ndeshjen me Teuten?

Eshte ndeshje e veshtire sigurisht, mendoj se eshte nje nga ndeshjet me te veshtira per ne në momentin me te veshtire. Do jete nje lufte e forte sportive, une mendoj se Teuta ka skuadren me te forte te kampionatit, por mbetet nje perballje emocionuese si per tifozet edhe per futbollistet. Do japim maksimumin per ta fituar ndeshjen.

Eshte gati Tirana per ta perballuar kete ndeshje?

Tirana eshte gati te perballoje cdo ndeshje. E kam perseritur qe nuk eshte Tirana e frikshme qe ishte vjet por edhe me kete ekip diferencat jane shume te vogla dhe mund ti perballoje pa diskutim.

Pse mendon se nuk eshte e frikshme kete vit?

Per arsye qe tashme dihen, ka lojtare te demtuar, largime dhe nuk eshte I njejti.

Keni bere nje paraqitje te mire gjate sezonit. Jeni I kenaur me veten apo kerkoni Akoma me shume?

Nese nje lojtar eshte I kenaqur me veten atehere ai ka marre fund. Mendoj se cdo dite permiresohemi dhe cdo dite kemi mundesi per te dhene me shume dhe per ti marre vetes Akoma me shume. 

Si kapiten keni ndonje mesazh per shoket tuaj te ekipit?

Nuk eshte nevoja te japim mesazhe publike, mesazhet I ndajme te gjithe bashke si ekip sic ata me japin mua, duke filluar nga me I vogli. Tek Tirana nuk ka kapiten skuadre, ka shpirt grupi dhe jemi te gjithe te bashuar. Mesazhet I japim ne stervitje.

A ka presion tek Tirana?

Nuk ka asnje lloj presioni negative. Tirana ka ndryshuar keto vitet e fundit kur edhe eshte folur per prezencen e presionit. Tek Tirana punohet, duam vetem te permiresohemi dhe sic e shikoni ka shume lojtare te rinj qe po provojne veten e tyre. 

Si ju duket perballja me Karabecin, shokun tuaj te skuadres?

Me vjen mire qe gjej nje shok perballe e gjithashtu qe gjej disa nga lojtaret me te mire te kampionatit shqiptar perballe.