Batha-“Do japim maksimumin dhe do zbatojmë detyrat e trajnerit. Besojmë dhe shpresojmë.”

A të frenon fakti që nuk luan që nga ndeshja me Teutën në superkupë?

Nuk di të them nëse do jetë I njëjti fat. Nuk mund të komentoj gjatë mbi këtë. Me cfarë kam parë në stërvitje, mendoj se jam gati.

Ju jep entuziazëm një ndeshje si kjo? Ndiheni I frenuar?

Frenim jo, entuziazmi nuk mungon, do japim maksimumin dhe shpresojmë të shkruajmë histori.

Eshtë kjo ndeshja më e rendsishme në karrierën tënde?
Natyrisht që po! Nuk kam arritur më parë kaq pranë fazave të grupeve.

Beson se shanset e skuardrave janë 50/50?

Sigurisht! Jo vetëm unë por e gjithë skuadra. Do japim maksimumin dhe do zbatojmë detyrat e trajnerit. Besojmë dhe shpresojmë.

Trajneri në analizën përsëriti gjatësinë e lojtarëve dhe gjuajtjet e gjata në ajër kërcënim. Si do ti kundërviheni?

E vërtet, shfrytëzojnë mirë gjatësinë dhe e përqëndrojnë lojën tek kjo. Tirana përgjigjet me shpirtin e garës që ka dhe me grindin e ngjyrave që mban veshur.

Ju pret bar artificial, mendon se do ta keni të vështirë të adaptoheni?
Jo, dhe në Shqipëri përdoret fusha sintetike. Futbollistët kanë eksperience dhe gjithashtu pas stërvitjes së sotme do ta kenë të lehtë përshtatjen.

Si e shikoni mungesën e tifozerisë dhe publikut?

Do të ishte dicka e bukur po të kishim tifozë. Këtu në Zvicër ka shumë Shqiptardhe ne do të mundohemi të luajmë pët ta. Na mungojnë tifozët dhe e dim që do të kishin ardhur por kjo situatë kërkon përshtatje.