Asnje problem per Sentamun, sulmuesi nis stervitjen

Asnje problem per Yunus Sentamun. Sulmuesi pesoi nje demtim ne ndeshjen e fundit me Naftetarin por dy ditet e pushimit kane mjaftuar qe te rikthehet i gatshem ne stervitje.

Dje sulmuesi nga Kongo ka zbritur ne fushen e kompleksit “Skender Halili” per tu vene ne urdhrat e trajnerit Ze Maria. Fillimisht lojtari ka zhvilluar nje konsulte me stafin mjekesor dhe me pas ka nisur nga puna per tu pergatitur per takimet e rradhes.

Sentamu eshte shenuesi me i mire i ketij fillim sezoni per bardheblute, me 4 gola te shenuar ne kampionat.