Asjon Daja firmos dy vite per Tiranen
Nje tjeter perforcim eshte bere zyrtar sot per Tiranen. Asjon Daja ka nenshkruar nje kontrate dy vjecare sot per bardheblute. Futbollisti 26-vjecar prej pak ditesh eshte bashkuar me skuadren ne stervitje nderkohe qe sot ka zyrtarizuar marreveshjen qe do ta bej lojtar te Tiranes per dy vitet e ardhshme. Daja luan ne disa role ne mesfushe dhe eshte nje perforcim me vlera per skuadren bardheblu. Ne dy sezonet e fundit ai ka qene pjese e skuadres se Partizanit nderkohe qe eshte produkt i shkolles se Dinamos ku ka luajtur per disa sezone. Daja eshte prezantuar sot ne ambientet e klubit ne stadiumin “Selman Stermasi”, per te nisur aventuren e re me skuadren bardheblu. KF Tirana i uron suksese mesfushorit ne aventuren e tij te re.