Ansi Nika nenshkruan per dy vite me Tiranen

Ansi Nika eshte zyrtarisht pjese e Tiranes. Mesfushori me tipare sulmuese ka nenshkruar sot kontraten qe e ben futbollist bardheblu. Ne ambientet e klubit, shkodrani ka firmosur nje marreveshje 2-vjecare me Tiranen per te filluar nje aventure te re. Nika prej nje jave ka zhvilluar stervitje me skuadren ne “Skender Halili” pasi kishte gjetur me pare akordin me drejtuesit e klubit, ndersa sot, ai ka zyrtarizuar me firme kontraten e tij te re. Nika eshte produkt i Vllaznise nderkohe qe sezonin e fundit ka luajtur per skuadren e Kukesit. Mesfushori luan ne dy krahet e mesfushes dhe eshte vetem 25-vjec. Afrimi i tij te bardheblute eshte nje vlere e shtuar per sezonin e ri. Nika eshte prezantuar sot ne ambientet e stadiumit “Selman Stermasi” per te nisur zyrtarisht aventuren e re me Tiranen. KF Tirana i uron suksese mesfushorit.

13580679_1724372167818898_3015639295609914350_o

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App