Albion Avdijaj, afrimi i parë bardheblu
Albion Avdijaj është zyrtarisht bardheblu! Sulmuesi 26-vjecar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme. Futbollisti ju nënshtrua vizitave mjekësore dhe pas ndeshjes së Laçit do të bashkohet me skuadrën në stërvitje. Avdiaj, me një karrierë të pasur jashtë vendit, vjen si një vlerë e shtuar në familjen bardheblu.