Akademia e Futbollit Tirana, hap dyert për sezonin e ri

Ditën e Hënë, datë 17/08/2020, Akademia e Futbollit Tirana, hap dyert për sezonin e ri. Të gjithë personat e interesuar për t’u regjistruar apo të testohen në aftësitë e tyre sportive janë të lutur të dërgojnë një email me të dhënat e tyre (Emër, Mbiemër, Mosha, numër kontakti) në adresën: [email protected] ose të paraqiten fizikisht në ambientet e Kompleksit “Skënder Halili” nga ora 17:00 deri në orën 20:00. Akademia mirëpret të gjithë të rinjtë plot grind për ti përgatitur ata të ndjekin ëndrrën e futbollit. #identitetiTirona