KF Tirana barazon me ekipin e superligës Turke Eyüpspor AȘ
KF Tirana ka zhvilluar miqësore me ekipin e superligës Turke Eyüpspor AȘ. Ky takim përfundoi në barazim 1-1.. Krahas golit të shënuar me një penallti nga Patrik Myslovic, fundi i ndeshjes rezervoi dhe një penallti te dytë të humbur nga Xhixha që mund të mbyllte me fitore këtë ndeshje për skuadrën tonë bardh’ e blu.