Drilon Hazrollaj vishet bardh e blu

KF Tirana ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Drilon Hazrollaj, i cili i bashkohet klubit në formë huazimi nga FC Rapid 1923, me të drejtë blerjeje përfundimtare të kartonit të lojtarit.

22-vjeçari nga Kosova aktivizohet në repartin ofensiv dhe vjen pas eksperiencave me FC Malishevën dhe FC Rapid 1923, duke shtuar një tjetër alternativë në organikën e skuadrës bardheblu për sezonin e ri.

Marrëveshja mes dy klubeve parashikon mundësinë që KF Tirana ta bëjë transferimin e lojtarit përfundimtar në përfundim të periudhës së huazimit, sipas kushteve të dakordësuara.

Mirë se erdhe në familjen bardheblu, Drilon!

Të urojmë suksese me fanellën e KF Tiranës.