Dean Klafurić është zyrtarizuar si trajner i parë
Tirana ka emëruar zyrtarisht Dean Klafurić si trajnerin e ri të ekipit të parë, duke hapur zyrtarisht një kapitull të ri në prag të sezonit 2026-2027
Në deklaratën e tij të parë si trajner i bardhebluve, Klafurić theksoi punën në grup dhe respektin për identitetin e klubit.
“ Unë besoj fuqimisht në punën e përditshme, pasionin, dashurinë dhe punën në grup. Nuk erdha për të ndryshuar ADN-në e Tiranës, por për të dhënë kontributin tim në klub dhe për të ndihmuar lojtarët të japin më të mirën e tyre ”, tha trajneri kroat.
Me këtë emërim, drejtuesit e klubit synojnë të hedhin themelet e një projekti të ri, me objektivin rikthimin e ekipit në nivelet më të larta të futbollit shqiptar.