Kristi Vangjeli doli sot perpara kamerave krah trajnerit Shehi per te folur per rikthimin e tij ne kampin bardheblu jo si lojtar por tashme si pjese e stafit teknik. Ish numri 32 i skuadres shprehu mirenjohjen e tij per kete levizje dhe raportin me ekipin dhe stafin teknik. Meposhte deklarata e plote e tij:
Si ndihesh te rikthehesh tek Tirana, tashme jo si lojtar por ne rol drejtues?- Fillimisht dua te falenderoj presidentin Halili per kete mundesi. Ishte nje propozim i menduar dhe duke pare edhe miqesine por duke menduar edhe moshen e pashe si nje levizje te mire. Jam mirenjohes qe me jepet mundesia te punoj ne nje klub kaq te madh dhe eshte privilegj per mua.
Raporti me lojtaret?- Ne vitet qe isha si lojtar tek Tirana kam patur raporte shume te mira me te gjithe skuadren. Pozicionet ndryshojne por ata do te kene gjithmone respektin tim maksimal njesoj sic e kane patur si bashke-lojtare. Une jam ketu ti ndihmoj ne stervitje dhe te jem aty per ta jave pas jave.
Mardhenia me trajnerin Shehi? Dikur lojtare skuadre me pas trajner dhe tani kolege?- Eshte kenaqesi. Me Orgesin njihemi prej vitesh, kemi luajtur bashke dhe kemi bere histori ne ndeshje te medha. Njihemi shume mire dhe kjo e ka bere me te lehte rikthimin tim, kjo gje do te na ndihmoje gjate bashkepunimit tone.