🎙Press Conference – KS Kastrioti-KF Tirana 19/02/2022

Trajneri Orges Shehi foli sot përpara kamerave në prag të ndeshjes Kastrioti-Tirana që pritet të luhet ditën e nesërme në stadiumin e Kamzës. Tekniku Shehi foli per mungesat, gjendjen e lojtarëve dhe sfidën e rradhës. Mëposhtë deklarata e plotë e trajnerit:

Jemi të fokusuar në ndeshjen tonë, jo çfarë bëjnë kundërshtarët që kemi pranë në renditje. Nëse do shohim kundërshtarin nga renditja, do bëjmë gabim të madh. Secili ekip ka objektivat e veta, kanë luftë të fortë për to. Të përqëndrohemi te Kastrioti sikur janë një hap pas nesh, duhet përqëndrim.

Sulmi ? Çdo ndeshje ka strategjinë e vet, manovra jonë sulmuese ndryshon javë pas jave, edhe rreshtimi gjithashtu. Të përqëndrohemi te anët e forta dhe të dobëta.

Mungesat – Hoxhallari, Ismajlgeci dhe Limaj janë të rëndësishëm. Hoxhallarin do e kemi në stol ndërsa dy të tjerët nuk janë. Kemi lojtarë për t’i zëvendësuar, e kemi treguar edhe një ndeshjet e tjera.

Përqëndrimi është te ndeshja nesër, kundërshtari ka marrë pikë në javët e fundit. Vështirësia sa vjen bëhet më e madhe dhe të gjitha skuadrat duan inpenjim. Performanca jonë është më e rëndësishme.

Powered by Live Score & Live Score App