KF Tirana nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me UN Women

KF Tirana është bërë dëshmitare e një momenti historik për klubin më të titulluar në Shqipëri dhe jo vetëm. Klubi ynë ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi më agjencinë e OKB-së, UN Women.

Presidenti i klubit, z. Refik Halili, i shoqëruar nga drejtoresha administrative, znj. Goldi Halili ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me përfaqësuesin e UN Women në Shqipëri, z. Michele Ribotta.

Me anë të kësaj marrëveshje, ne synojmë që të krijojmë një mjedis më gjithëpërfshirës ku gratë dhe vajzat të mund te arrijnë majat jo vetem në boten e sportit por edhe në shoqerinë në të cilën jemi pjesë aktive.

Tirana do të jetë një zë i fuqishëm në vend dhe jo vetëm, për të mbrojtur të drejtat e grave si dhe do të jemi mbështetja më e madhe për gratë dhe vajzat e botës së sportit.

KF Tirana falënderon përzemërsisht agjencinë UN Women që zgjodhi Tiranën si klubin me të cilin do të nisë këtë bashkëpunim. Ndihemi të vlerësuar që një agjenci kaq e madhe, vlerëson historinë dhe punën e klubit tonë.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App