Jemi perpara nje ndeshje te veshtire. Une kete e them perballe cdo kundershtari pasi te gjithe ekipet me te cilat perballemi duhen pergatitur me mobilizim maksimal. Bylis eshte nje skuader me e forte se te tjerat duke qene se ka fituar tre ndeshje, barazuar tre dhe nuk ka humbur ende asnje. Na duhet te gjejme dhe shfrytezojme pikat e tyre te dobta. Kemi bere mire deri tani dhe kemi mundesine te thellojme diferencen me pike dhe forcojme pozitat ne vendin e pare. Skuadra ka nevoje te permiresohet akoma. Ndryshe nga kater muaj me pare, tani shoh qe futbollistet sakrifikojne per njeri-tjetrin dhe japin shume me teper ne fushe.
Gjate ketyre muajve ne Shqiperi kam mesuar se Tiranen sa e duan aq dhe e urrejne. E duan tifozet dhe e urrejne kundershtaret. Kjo na ben mire pasi na motivon dhe na jep me teper deshire per te fituar kudo dhe me kedo luajme.
Kupa dhe Vllaznia?! Eshte heret per te folur per kete ndeshje qe do ta luajme ne fund te muajit. Na duhet te fitojme tre ndeshjet e rradhes dhe ti marrim shkallet nje e nga nje. Une e di qe te gjithe jane kurioz per te pare forcen e Tiranes perballe skuadrave te Superiores. Kemi kohe per te folur per ate ndeshje. Fillimisht duhet te fitojme perballe Bylis.

SHPËRNDAJE