PRESIDENCA

REfik HaliliPresidenti i Tiranes Refik Halili eshte presidenti i Klubit te Futbollit Tirana. Si aksioneri i pare, prej 17 nentorit te vitit 2014, 66 perqind e aksioneve i perkasin Refik Halilit ndersa 34 perqind e aksioneve i perkasin Bashkise se Tiranes. Presidenti nuk eshte vetem njeriu i pare i klubit apo aksioneri me i madh, ai eshte njeri i shtepise tek Tirana. Tifoz pasionant, sponsor prej fillim viteve 1990 dhe kontribues per klubin edhe ne ditet me te veshtira. Ne vitin 2004, Refik Halili behet pjese e katershes se donatoreve qe marrin drejtimin e skuadres ne nje nga periudhat me te sukseshsme te klubit bardheblu. Ne vitin 2008 ai merr drejtimin i vetem dhe ne sezonin 2008-2009 fiton titullin kampion dhe Superkupen e Shqiperise. Ne vitet 2010-2011, presidenti Halili vijon ne krye te Tiranes si sponsor e klubit bardheblu dhe mbajtur klubin ne nivele te larta. Ne veren e vitit 2013 rikthehet ne klub si sponsor pas dy vitesh qe KF Tirana drejtohej nga Bashkia e Tiranes. Kontribuon per klubin ne gjysmen e pare te sezonit vetem si sponsor per te marre me pas drejtimin dhe menaxhimin e KF Tiranes ne gjysmen e dyte te sezonit 2013-2014 dhe brenda kater muajsh nga vendi i fundit i tabeles, nen drejtimin e tij bardheblute i shpetojne renies nga kategoria. Refik Halili prej 17 nentorit 2014 eshte njeriu i pare i klubit te Tiranes dhe nen drejtimin e tij, klubi me i madh ne vend i eshte nenshtruar nje periudhe investimesh te medha. Kompleksi “Skender Halili” dhe stadiumi “Selman Stermasi” kane marre dhe po vazhdojne te marrin nje fytyre te re, te denje per nje klub te madh si KF Tirana.