STADIUMI

Stadiumi “Selman Stermasi” ose shtepia bardheblu eshte rinovuar teresisht ne vitin 2015. KF Tirana ka bere nje investim kolosal per te kthyer stadiumin e harruar ne nje impiant modern qe ploteson te gjithe nevojat per zhvillimin e aktivitetit futbollistik. “Selman Stermasi” eshte nje stadium qe pas rikonstruksionit numeron nje kapacitet prej 9600 vendesh te ulura.

Ky stadium ploteson parametrat per zhvillimin e ndeshjeve nderkombetare dhe do ti sherbej Tiranes per prezantime nderkombetare. Ambientet mikse jane pjese e ketij stadiumi qe eshte gjithashtu selia e klubit bardheblu.

Ky stadium eshte ne pronesi te KF Tiranes dhe per kete arsye mban emrin e nje prej figurave me te medha qe ka njohur futbolli shqiptar, “arkitekt” i klubit bardheblu. Stadiumi “Selman Stermasi” eshte ndertuar ne vitin 1955 dhe inaguruar ne vitin 1956. Ky impiant i eshte nenshtruar nje rikonstruksioni te pjesshem ne vitin 1995 dhe ne vitin 2005. Rikonstruksioni tij i plote eshte bere gjate vitit 2015 per ta tjetersuar stadiumin e harruar ne nje impiant bashkekohor. Ndeshja e pare ne “Selman Stermasin” e rinovuar u luajt ne 30 nentor 2015.

E ardhmja per kete stadium do te ndryshoj serish. KF Tirana ka projektuar te tjera nderhyrje ne stadium per te shtuar kapacitetin, nevojat organike qe impianti ka per te tjera ambiente sportive.

Selman Stermasi Stadium (14)
« 1 62 »