Ze Maria: Skuadra po rritet, mentaliteti im eshte te fitoj cdo ndeshje qe luajme.
“Luajme nje ndeshje te rendesishme perballe nje kundershtari qe ka fituar dy nga tre takimet e luajtuara deri tani ne kampionat. Kane vetem tre pike me pak se ne dhe per kete motiv duhen respektuar maksimalisht. Skuadra eshte pergatitur ne dy javet e fundit per kete takim dhe do te shkojme atje vetem per te fituar. Kategoria e Pare eshte nje kampionat fizik, me pak cilesi teknike, ndryshe nga Kategoria Superiore. Kam ndjekur disa ndeshje te Superiores ne stadiumin “Selman Stermasi” por dhe ne disa transmetime televizive dhe kuptoj qe kjo eshte diferenca mes dy kampionateve.
Tirana ime ka cilesi dhe per kete motiv lojtaret mund te kene veshtiresi te shprehen si duhet ne disa fusha. Megjithate ne e dime se cfare duhet te bejme per te fituar, marre tre piket dhe jo vetem kaq. Une dua dhe loje te bukur nga Tirana ime.
Kundershtari neser, di qe ka nje skuader agresive, qe lufton dhe vrapon shume ne fushe. Ne e dime qe duhet te jemi me agresiv se ata per ate marre ate qe duhet nga kjo ndeshje.
Objektivat?! Kemi fituar Superkupen duke realizuar objektivin e pare. Kemi kaluar turin e pare ne Kupen e Shqiperise dhe kemi bere mire ne tre ndeshjet e para ne kampionat. Ti marrim gjerat me rradhe pa u nxituar. Une dua te realizoj te gjithe objektivat qe klubi ka. Skuadra po rritet, ka deshire te rritet dhe te fitoj mentalitetin tim per te fituar ne cdo ndeshje”.