Ze Maria: Nuk ishte shetitje, kjo skuader funksionon
Ne perfundim te ndeshjes me Shkumbinin, trajneri i Tiranes Ze Maria ka folur per goleaden bardheblu ne Peqin duke treguar se eshte i kenaqur me skuadren. Sipas trajnerit te gjitha repartet funksionojne dhe se ai ndihet mjaft pozitiv me golat e Sentamus dhe Ngoos si dhe me pritjet e Ilion Likes.
“Nuk ishte aspak shetitje. Ne fillim nisem pak me ngadale. Duhet te jemi gjithmone 100%. Nuk mendoj se do te humbin perqendrimin, as une nuk e mendoj kete. Duhet te stervitemi te jemi gjithmone ne forme, edhe per kupen. Ekipi eshte ne gjendje te mire. Kemi stervitur mire te gjitha repartet, dhe funksionojne. Sentamu dhe Ngoo shenojne. Edhe Lika eshte ne forme te mire dhe ben pritje çdo jave” ka deklaruar Ze Maria.