Nuk dua te shoh kampionatin dhe llogarite e kundershtarit, Bylis duhet te mendoj per ne. Skuadra ime e di qe duhet te fitoj te gjithe ndeshjet dhe une jam i bindur qe do e bejme duke nisur nga neser.
Ne Ballsh u ndalem nga nje penallti e paqene ndersa ndaj Apolonise nuk luajtem mire. Ne jemi Tirana, skuadra me e madhe ne Shqiperi dhe te gjithe duan te na mundin, si ne Kategorine e Pare dhe ne Superiore. Jemi te pergatitur per te fituar te gjithe ndeshjet tona. Duhet te tregohemi me agresiv per te mbyllur sa me shpejt ndeshjet pasi krijojme shume.

Me lojtaret kemi diskutuar gjate javes per gjerat qe kemi bere keq dhe cfare kemi bere mire. Kam besim tek kualiteti qe kemi ne te gjitha repartet.

I kemi dhene shume rendesi kundershtareve ne kete periudhe dhe nuk duhet ta bejme me. Bylisin do ta mundim ne perballjet direkte qe kemi ndaj nuk ka vend per llogari.

SHPËRNDAJE