Kemi humbur sepse nuk luajtem te motivuar dhe nuk beme asgje nga cfare kishim pergatitur ne stervitje gjate javes. Lojtaret e kane kuptuar ate qe ndodhi dhe e rendesishme eshte qe u vjen turp per gabimet qe kane bere. Kemi diskutuar dhe e kemi analizuar humbjen me Bylisin. Nuk mund te lejoj me asnje skuader te na munde ne shtepine tone. Ketu jam une dhe ketu ligjin e bej une, ky duhet te jete parimi per cdo futbollist kur zbret ne fushe.
Neser nuk do lejoj te ndodhi kurrsesi nje ndeshje e atille. Ky klub, kjo fanelle qe lojtaret mbajne veshur nuk meriton ndeshje si ajo. Lojtaret e dine qe duhet te japin shpirtin ne fushe. Per mua nuk ka rendesi ku luajme dhe me ke kundershtar luajme. Eshte Apolonia, Partizani apo Skenderbeu une lojtareve te mi do ti kerkoj te fitojne gjithmone, sepse luajne ne klubin me te titulluar ne Shqiperi. Nuk kane alternative tjeter, te fitojne duke respektuar kundershtaret.
A do te kete ndryshime ne formacion?! Ndoshta por duhet te shohim neser per me teper. E sigurte eshte se do te kete dicka ndryshe. Albi Doka?! Kur erdha ketu pash qe kishte prekur qiellin me dore. I kerkova klubit te mos e largonte pasi ai ka shume per te mesuar dhe nga mua mund te marri. Eshte si nje diamant qe duhet perpunuar. Ka bere ndeshje te mira dhe ndeshje mesatare. Ka shume per te mesuar dhe me pune mund te behet lojtar i mire per Tiranen.

SHPËRNDAJE