Ze Maria: Muçi shfrytëzoi shansin e tij
“Funksionoi cdo gje mirë, i gjithë ekipi luajti mirë, sidomos në 30 minutat e para luajtëm mirë. Jam i kënaqur për golat dhe për ekipin se kishim nevojë që të luanim kështu”.
“Golat erdhën me harkime, me aksione. Djemtë luajtën mirë, Daja ndryshoi pak karakteristikat e tij, ishte më pas ofensiv, më shumë teknik. Para kishim tre sulmuesit që mund të ndryshonin rolet kur mundeshin, jam i lumtur për ta. Jam shumë i kënaqur për Muçin që bëri dy gola dhe do të jetë një djalosh i rëndësishëm për ne”.
“Majkëll po luante mirë, më vjen keq për atë që ndodhi, por ka raste kur ndodhin gjërat keq për një person, i jep mundësinë një tjetri të luajë. Ernesti përfitoi nga mundësia e tij. Sentamu do të kthehet këtë javë dhe do të kemi ekip më të kompletuar. Sigurisht do të ndjejmë mungesën e Majkëll, por edhe të tjerët janë gati gjithashtu”.
“Kemi lënë një hapësirë në mbrojtje, nuk ishim shumë të vëmendshëm në disa situata dhe na shënuan. Djemtë e dinë që duhet të jenë të vëmendshëm për 95 minuta. Alesio bëri një ndeshje të mirë, mendoj se i gjithë ekipi bëri një lojë të mirë sot. Ky është niveli që duhet të shfaqim gjithmonë, me të njëjtën vendosmëri, dëshirë për të fituar dhe shpirtin për të fituar”.
“Nuk kam asgjë me Turtullin, kemi lojtarët që po luajnë mirë. Turtulli tani duhet të presë momentin e tij. Alvaro po luan mirë, kanë luajtur 95 minuta të përqendruar si e kërkoj unë, ai e kishte mundësinë e tij, tani janë të tjerë që po e shfrytëzojnë”.