Ze Maria: Luajme per gjithcka dhe me besim

Luajme perballe Kukesit, nje skuader qe duhet respektuar dhe vleresuar maksimalisht. Nuk eshte e njejta skuader me ate qe mundem ne finalen e Superkupes, pasi ka nje trajner tjeter dhe eshte perforcuar. Dhe ne nuk jemi njesoj. Kemi punuar me shume, kemi marre perforcime dhe jemi gati per te luftuar per nje nga dy objektivat e ketij sezoni. 

Nuk e njoh trajnerin kundershtar por njoh Kukesin pasi e kam ndjekur ne disa DVD por dhe ne fitoren e fundit ne Shkoder ku luajten mire dhe moren nje fitore te merituar. E di qe trajneri Kukesit ishte ne stadium me Shkumbinin dhe eshte krejt normale qe kundershtaret te studiojne njeri tjetrin. Megjithate kjo nuk do te thote asgje pasi keto jane takime me nje specifike te vecante. 

Persa i perket mungesave, vetem Doka eshte i pamundur per neser pasi ka bere nje terheqje muskulare dhe do te mungoj per te pakten tre jave. Daja eshte i gatshem njesoj si dhe dy perforcimet e janarit Muguna dhe Musa. 

Jam i kenaqur me merkaton e janarit pasi kemi marre dy lojtare te cilet i kam kerkuar qe ne fillim te sezonit. Do t’i duhet pak kohe per te kapur ritmin por jane duke punuar per kete dhe une kam besim qe do te jene nje force e shtuar per skuadren.