Si është situata në skuadër pas ndeshjes me Skënderbeun?
Situata është e mirë, jemi stërvitur dhe kemi luajtur një ndeshje që e fituam. Atmosfera është e mirë. Për ju nesër është ndeshja më e rëndësishme, për ne është një ndeshje që vlen tre pikë. E kuptoj gjithçka ndodh përreth, por është ndeshje e radhës dhe synojmë fitoren.
 
Shumë ndeshje pa fituar në derbi?
E dashuroj presionin, kam luajtur për 20 e ca vite. Kam luajtur shumë derbi në karrierë. E di që kemi 13 ndeshje pa fitore në derbi. Jam këtu për ta thyer këtë situatë. Jam i sigurt që jemi gati për ndeshjen. Rezultatin do ta shihni në fushë.
 
Ku ndryshon i Milanos me atë të kryeqytetit? Po si trajner dhe lojtar?
Kam luajtur shumë derbi, në Brazil, në Spanjë Valencia-Levante, apo në derbin e Milanos. Atmosfera është e bukur. Është një mundësi për të treguar kush është më i miri në qytet. Por për ne, që jemi profesionistë, duhet të jemi të përqendruar te ndeshja. Duhet menduar për atë që ndodh në fushë, jo për atë që ndodh përreth. Edhe ju sot jeni më shumë këtu.
 
Kë ka frikë Ze Maria më shumë në derbi, kundërshtarin, apo ekipin e tij?
 
Frikë? Për çfarë? Nuk ka frikë në këtë punë. Ne e dimë çfarë mund të bëjmë, kemi bërë ndeshje të mira. Nuk ka frikë, respekt për kundërshtarin që është një ekip i madh si ne.
 
Nëse nuk keni frikë, premtoni fitoren?
-Unë kurrë nuk premtoj fitoren. Kam premtuar se lojtarët do japin maksimumin në çdo ndeshje. Kjo vlen edhe për nesër. Në mentalitetin tonë është të luajmë për fitore, jo për barazime.
 
Humbja ju rrezikon pozicion?
-Gjithmonë pozicioni im është në rrezik, jo vetëm nesër. Fituam vjet shtatë ndeshje dhe më pas humbëm një e barazuam dy. Rrezikoja edhe atëherë.
 
E keni zgjedhur formacionin për nesër?
-Kemi disa probleme për nesër. Duhet të pres deri para ndeshjes. Mund të ndryshojë një lojtar, ndërsa pjesa tjetër do të jetë pak a shumë.
 
Titullin, apo derbin?
Mund t’i zgjedh të dyja. Unë dua titullin, tifozët janë të kënaqur po fitove kampionatin. Derbi të mërzit për një ditë, por dua t’i fitoj të dyja.
 
Sulmin për nesër e keni zgjedhur? Janë gati Sentamu dhe Ngo?
Majkëll luajti ndeshjen e parë para dy ditësh, ai duhet të përmirësohet nga dita në ditë. Sentamu është gati. Ndoshta luan nesër. Duhet të prisni për ta mësuar.
 
Ju ka ndihmuar fakti që nuk keni një histori personale me derbin? Kjo vlen edhe për disa lojtarë të tjerë…
-Ju duhet të nisni të shkruani emrin tonë në histori. Është shumë e rëndësishme të shkruajmë emrin tonë në histori. Çdo ditë i shikoj fotot historike, para disa ditësh pati edhe një ceremoni dhe shpresojmë të jemi edhe ne pjesë e historisë.
 
A është gati Tirana?
-Jemi gati të luajmë dhe të fitojmë këtë ndeshje. Shumë njerëz në qytet dhe në këtë vend duan tre pikët. Ne do të luftojmë për to.
 
Cilat janë pikat më të forta të kundërshtarit?
-I kam parë disa ndeshje. Janë ekip i mirë, kanë lojtarë të mirë. Nuk mund të flas për këtë tani, do të flas me lojtarët e mi. Do tentojmë të bllokojmë disa lojtarë të tyre.
 
Sa rëndësi ka eksperienca në një ndeshje derbi?
-Sigurisht është një ndeshje jo normale. Por disa lojtarë nesër luajnë lojtarë që kanë disa ndeshje në këtë kampionat. Derbi do të jetë i njëjtë, ata do të nisin nga nesër të luajnë në derbi. Kam folur me lojtarët dhe ky është futboll. Duke luajtur kudo rritesh.
 
A e keni frikën gjykimin? Çfarë mund të thoni për deklaratën e Devi Mukës, që ka thënë se unë do ikja po të më linte në stol?
-Është opinioni i tij. Erando është profesionist dhe e kupton situatën. Hasani, Daja dhe Toni po luajnë mirë. Ai kishte rastin, tani e kanë të tjerë. Nuk më intereson çfarë mendojnë të tjerët. Lojtarët duhet të ndalen se menduari se nëse nuk luan ikën. Nuk është sjellje profesioniste në mendimin tim. Sa i takon gjykimit, duhet të jetë më i vëmendshëm. Në ndeshjen e fundit kishte dy kartonë të kuq dhe një penallti per Skënderbeun. Të jenë të ndershëm dhe të bëjnë punën e tyre.
 
Derbi i fundit ka ardhur nga Gilberto, një brazilian. Mendoni se tani do vijë nga ju, një tjetër brazilian?
–Jemi këtu për të fituar. Unë nuk mund të luaj, por kam lojtarë që mund të bëjnë mirë. Unë besoj tek ata dhe gjithçka është e mundur.
 
Fitorja në derbi, mund të jetë një pikë kthese?
-Na mungojnë disa pikë. Pas tre ndeshjesh kemi luajtur mirë, morëm pikë në Korçë dhe fituam me Luftëtarin. Ekipi po rritet dhe jemi gati. Shpresoj të fitojmë dhe ta lëmë pas atë nisje jo të mirë. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet.
SHPËRNDAJE