Ze Maria: E nisëm ndeshjen me 100 kilometra në orë

Ishte e lehtë sepse ne e nisëm ndeshjen me 100 kilometra në orë. Pastaj një penallti pas 10 sekondash dhe goli në minutën e 3-të i bën gjërat më të thjeshta. Kjo e bëri që sfida të dukej më e lehtë. Kemi vuajtur me Bylisin në takimet e mëparshme. Jeni tashmë të shkëptur 10 pikë nga Bylis, megjithëse kjo ishte fitorja e parë ndaj tyre. Mungon vetëm 1 pikë për ta siguruar matematikisht Superioren. Bylisi këtë sezon na ka krijuar realisht probleme. Ne e kemi vlerësuar maksimalisht dhe ndoshta nga ndeshje e ardhme do ta festojmë me tifozët tanë. Kjo është dëshira jonë më e madhe.

Kemi ende 2-3 muaj para se te nisë Kategoria Superiore. Ne mendojmë ta vazhdojmë këtë projekt, sepse hap i parë ishte rikthimi në Superligë . Finalizimi i gjithë kësaj është rikthimi në Superiore dhe kthimi i Tiranës shumë shpejt në Evropë.

Hapat do bëhen njëri pas tjetrit. Ne do tentojmë për lojtarë cilësorë për ti synuar të gjitha, kupën dhe kampionatin, megjithëse sic e thash është ende shumë herët. Flisni për projekt të së ardhmes por nuk keni ende një kontratë me Tiranën. Jemi ende në bisedime. Unë e di mirë që nuk duhet thjesht të luajmë në elitë por e di sa i rëndësishëm është ky klub dhe sa jetikë janë trofetë.