Ze Maria dhe Karabeci: Tirana gati per te provuar gjithcka

Ze Maria – “Kemi dy jave stervitje, nje jave, me shume se sa ne ndeshjen e pare. Perballe kemi nje kundershtar te rrezikshem dhe ekspert, por ama une tani e njoh me mire skuadren time. Ne beme nje paraqitje te mire ne Izrael dhe shpresojme per me mire tani. Lojtaret e dine se çfare dua une, i njohin me mire idete e mia. Ne do te luftojme per te fituar, edhe pse nuk do te jete e lehte, do te jete shume e veshtire. Kemi provuar gjithçka gjate javes. Do te jete e veshtire edhe per ata,g sepse ata ne ndeshjen e pare na ndeshkuan vetem ne dy gabimet tona. Do te perpiqemi qe te shenojme minimalisht dy gola qe t’ia dalim. Por le te shohim se çfare do te ndodhe ne fushe. Dua qe te luajne futboll te mire, ne menyren braziliane, pra duhet ta dashurojme futbollin. Neser kunder Maccabit e dime se duhet te luame me gjithe zemer dhe duhet te bejme gjithçka. Ata jane te forte, por ekipi im e di se ka besimin tim, sepse une besoj shume tek lojtaret e mi. Ne kemi nje projekt te qarte, por ama keto dy jave kemi punuar vetem per keto ndeshje. Do te provojme me pas edhe menyra te ndryshme per t’u pergatitur. Por per neser ne kemi shanset tona dhe do te tentojme gjithçka. Flitet shume per merkaton, por une u kam kerkuar lojtareve qe te qendrojne ketu. Disa te rinjve zerat e merkatos nuk u bejne mire. Po ju marr si shembull Doken, per te cilin flitet se mund te shkoje ne ndonje klub te madh… Jane lojtare te rinj dhe une shpresoj qe te qendrojne me ne. Gjithsesi eshte klubi ai qe mendon per te tashmen dhe per te ardhmen. Ne karrieren time kam pare shume futbolliste te talentuar qe kane çuar dem karrieren sepse kane dashur te hedhin hapa te medhenj pa i studiuar mire. Ndaj une i kerkoj Dokes dhe te tjereve qe t’i marrin gjerat hap pas hapi dhe te qendrojne ketu. Klubi e di mire se çfare na duhet per te ardhmen dhe specifikisht per Kategorine e Dyte. Duhen lojtare me eksperience, sepse shume skuadra te vogla do te kerkojne qe ta mundin Tiranen pasi eshte ekipi me i madh. Skuadra nuk eshte ende gati, megjithate duhet te jemi te perqendruar fillimisht per kete ndeshje, por per te ardhmen sigurisht qe na duhen disa lojtare. Gjithsesi me pare duhet te presim dhe me pas te flasim per merkaton. Jam i kenaqur nga Yunus per ate qe beri per ndeshjen e pare. Ndersa per mbrojtesin brazilian, ai ende nuk ishte gati per ndeshjen e pare, por mund te jete gati per neser. Te gjithe futbollistet jane te rendesishem per mua. Ketu perfshihet edhe Daja. Ai e di se çfare mendoj une per te ndaj nuk mendoj se ka ndonje problem. Ka eksperiencen e duhur dhe ai na duhet. Per mua eshte i rendesishem. Nuk jemi pergatitur per pushime pas ndeshjes se neserme. Jemi pergatitur per te vazhduar, megjithate duhet te presim dhe te shohim se çfare do te ndodhe. Pse ju (gazetaret) nuk keni besim te kjo skuader? Une per vete kam shume besim. E kam thene edhe para nje jave, por po ua them serish po ju them se kur isha lojtar i Kombetares me Brazilin na ka mundur Nigeria ne vitin 1996. Atehere kishim lojtare te medhenj si Aldair, Bebeto, Ronaldo, Ze Maria etj., por ja qe humbem… E respektoj shume Makabin, por nuk e kam frike. Na duhet edhe pak mbeshtetje nga media. Çfare ka ndodhur ne te kaluaren duhet ta leme pas kraheve. Futbollistet kane nevoje per mbeshtetje ne prag edhe te ketij sezoni te ri. Duhet nje bashkepunim i gjere mes stafit, klubit, tifozeve, por edhe mediave. Eshte nxehte, madje me shume se ne Afrike dhe neser do te jete me vape se sa sot, por gjithsesi ne do te japim 200% qe te mund te shpresojme”.

Erando Karabeci – “Trajneri kerkon qe ne te luajme me shume me topin. Ai eshte i mendimit se ne duhet te besojme me shume e vetja dhe te shoku i skuadres. Nuk duhet te vrapojme ne pas topit, por te jene rivalet ata qe do te na gjemojne ne. Kjo eshte logjika e trajnerit. Duke bere kete, ka shume gjasa qe ta fitosh ndeshjen, ose ne rastin me te keq ta barazosh ate. Gjithsesi skuadra nuk eshte e kompletuar dhe jemi pergatitur vetem per keto dy ndeshje. Nese vihet ne zbatim kerkesa e trajnerit edhe per te ardhmen, keto veprime mund te automatizohen dhe mund t’ia dalim mbane te jemi dominues ne loje. Nuk ka asnje ekip tjeter shqiptar qe ta beje kete perballe Makabit, siç vepruam ne. Kundershtari eshte ekspert ne Europçe. Ne e beme kete ne ndeshjen e pare dhe ne pergjithesi luajtem mire. Ne Izrael ne luajtem em nje skeme supersulmuese, me 4-4-2, por mos harroni se kemi shume lojtare te rinj dhe kjo beri qe te ndeshkoheshim, pasi nuk kemi eksperiencen e duhur. ne besojme te permbysja. Selltiku u eliminua pak nje dite me pare nga nje ekip inferior i Luksemburgut, pse te mos e provojme edhe ne.
Do te flas pas kesaj ndeshjeje. Megjithate, dua qe te them diçka paraprakisht, qe deshira ime dhe e presidentit eshte qe te vazhdojme bashkepunimin. Por e kemi shtyre, pasi po i japim rendesine e duhur kesaj ndeshje”.