U-19 dominojnë ndaj Kamzës duke u shpallur kampione
Tirana U19 fitoi kundër Kamzës U19, me një rezultat të thellë 4-1, duke u shpallur kështu si ekipi i Kategorisë Superiore për këtë grupmoshë. Takimi u zhvillua në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamzë. Skuadra nën drejtimin e Alpin Gallos tregoi që në minutat e para të takimit se ishte e vendosur për fitore. Për të rinjtë bardheblu shënojnë Mario Mema (3) dhe Mateo Muca (1) duke mbyllur takimin me një fitore të bindshme. #forcatirona