Bardheblute po qëndrojnë të grumbulluar në një nga hotelet e kryeqytetit dhe faza përgatitore po zhvillohet në kompleksin “Skënder Halili” në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen tre takime miqësore në stadiumin “Selman Stërmasi”, dy prej tyre me skuadra nga Kosova.

Sfida e parë do të luhet përballë Apolonisë së Fieri në datën 25.07.2018 në orën 17:00. Dy përballjet e tjera do të zhvillohen ndaj Flamurtarit të Prishtinës në datën 29.07.2018 në orën 18:00 dhe e fundit në datën 05.08.2018 përballë Prishtinës, sfidë e cila do të luhet nën dritën e prozhektorëve në orën 20:00

SHPËRNDAJE