Toni Maveje ka firmosur sot kontraten qe e ben futbollist te Tiranes per dy vitet e ardhshme. Mesfushori nga Uganda vjen si nje perforcim me shume vlera per skuadren bardheblu.
Maveje eshte 30 vjec, luan si mesfushor qendre dhe prej vitit 2004 eshte pjese e rendesishme e Kombetares se Ugandes me te cilen numeron 65 ndeshje. Gjithashtu numeron disa eksperienca ne Norvegji dhe Islande. Maveje dje eshte bashkuar me skuadren ne stervitje nderkohe qe sot ka zyrtarizuar marreveshjen per dy vitet e ardhshme me Tiranen.

SHPËRNDAJE