Tirana – Vllaznia 2-0
Tirana ka fituar ne shtepi perballe Vllaznise ne ndeshjen e pare per Kupen e Shqiperise. Bardheblute kane mundur te shenojne dy gola mjaft te bukur ne pjesen e dyte duke regjistruar nje fitore te paster.
Bedri Greca dhe Wellison Oliveira kane qene autoret e golave perballe kuqebluve.
Tirana e ka nisur mjaft vrullshem takimin duke shenuar ne minuten e trete me ane te Sentamut por per gjyqtarin Laver Alla goli ka qene i parregullt. Pas ketij moment bardheblute kane provuar tezhbllokojne rezultatin por ka qene e pamundur ne pjesen e pare.
Ne pjesen e dyte me futjen e Michal Ngoo, Tirana ka gjetur golin ne minuten e 68’. Anglezi ka asistuar Grecen qe se ka patur te veshtire per te gjetur golin. Ne minuten e 83’Olivera ka shenuar me koke pas nje goditje nga kendi duke e siguruar keshtu fitoren ne ndeshjen e pare.
Pas dy javesh ndeshja e kthimit do te luhet ne Shkoder, takim ku do te percaktohet skuadra cerekfinaliste.