Tirana eshte mundur ne shtepi nga Vllaznia, nje rezultat qe ka prishur llogarite per Europen dhe vendin e katert. Bardheblute jane ndeshkuar fillimisht nga nje 11-metersh i realizuar nga Gocaj ne minuten e 55’.

Skuadra ka gjetur force per te barazuar rezultatin me ane te Cisses ne minuten e 75-te. Kur pritej kthesa e rezultatit, nje goditje standarte ka sjelle golin e dyte per Vllaznine qe ka shenuar me ane te Gurishtes ne minuten e 77-te.

Bardheblute kane provuar te barazojne por pa rezultat deri ne fund te takimit. Me kete humbje, Tirana ka zbritur ne vendin e shtate ne tabelen e klasifikimit, me 30 pike te grumbulluara ne 27 ndeshje.

Ndeshja e rradhes do te luhet serish ne “Selman Stermasi”, te henen e ardhshme perballe Teutes ne oren 19:00.

SHPËRNDAJE