Tirana e 19-vjecareve ka fituar serish me goleade ne takimin e rradhes te zhvilluar dje ne “Skender Halili”. Bardheblute e drejtuar nga Sokol Bulku kane mundur skuadren e Portos me rezultatin 6-1 duke marre nje trepikesh mjaft te rendesishem ne garen per titull.

Serine e golave ne kete fitore e hapi Veriu ne minuten e 38’ nderkohe qe ne pjesen e dyte shenuan Topalli ne minuten e 50’, Zenuni ne minutat 55’, 57’, 69’ dhe me Keqan ne minuten e 62’.

Javen e ardhshme bardheblute do te nisin fazen e dyte te kampionatit perballe Kukesit serish ne shtepi.

SHPËRNDAJE