Tirana e 17-vjecareve vijon ecurine rezultateve pozitive. Bardheblute e vegjel kane fituar sot perballe Shkendijes se Tiranes ne ndeshjen e luajtur ne kompleksin “Skender Halili”. Skuadra qe drejtohet nga Migen Memelli ka marre piket e plota nga kjo ndeshje fale golit te shenuar nga Alban Cejku ne minuten e 25 te pjeses se pare.

Deri ne fund, bardheblute kane administruar avantazhin per te mbyllur me fitore takimin. Ne javen e nente, Tirana U17 pret skuadren e Portos ne shtepi.

SHPËRNDAJE