Tirana e 17 vjecareve vijon ecurine e rezultateve pozitive. Bardheblute e vegjel kane fituar sot perballe Akademise se Tiranes me rezultatin 2-1. Ndeshja eshte zhvilluar ne oren 10:00 ne kompleksin “Skender Halili” dhe ka sjelle nje tjeter trepikesh te vlefshem ne objektiv titull kampion.

Skuadra e drejtuar nga Migen Memelli ka permbysur disavantazhin e skuadres mike fale golave te shenuar nga Ergi Brahja ne minuten e 23’ dhe Andri Stafa ne minuten 33’.

Javen e ardhshme bardheblute do te udhetojne drejt Shkodres per tu perballur me Vllaznine.

SHPËRNDAJE