Tirana – Teuta 3-1

Tirana ka bere detyren ne shtepi perballe Teutes. Bardheblute jane rikthyer me fitore ne “Selman Stermasi” per te fituar dhe rigjetur entuziazmin.

Ndeshja ka nisur jo mire per Tiranen qe eshte ndeshkuar nga Gripshi pas vetem kater minutash. Goli i ka suprizuar bardheblute por jo aq sa per te mos e permbysur disavantazhin. Ne minuten e 8’ Erjon Hoxhallari ka barazuar rezultatin pas nje goditje me koke brenda zones. Ne minuten e 15’ Tirana ka gjetur edhe golin e dyte me ane te Gentjan Muces qe ka arritur te devijoj nje top ne zone.

Pjesa e pare ka folur per bardheblute qe kane qene kerkues dhe kane patur disa mundesi me ane te Cisses dhe Merveilles por nuk kane mundur te shenojne golin e qetesise.

Ne pjesen e dyte trajneri Mirel Josa ka bere disa levizje dhe skuadra ka patur te tjera raste per shenim. Per te gjetur golin e qetesise duhej qe te shenonte Afrim Taku ne minuten e 57’. Deri ne fund te takimit bardheblute kane administruar avantazhin dhe festuar ne fund me tifozet.

Pas javes se 10, Tirana numeron 17 pike te grumbulluara, tre me pak se Kukesi dhe Skenderbeu qe mbajne vendin e pare ne tabelen e klasifikimit. Ndeshja e rradhes do te luhet serish ne “Selman Stermasi” perballe Lacit.