Tirana ka fituar lehtesisht perballe Sopotit ne ndeshjen e kthimit per turin e pare te Kupes se Shqiperise. Bardheblute kane shenuar 7 gola ne porten e skuadres nga Librazhdi duke e mbyllur turin e pare me rezultatin e pergjithshem 8-1. Skuadra e trajnerit Ilir Daja e zgjidhi shume shpejt takimin duke shenuar me Afrim Takun qe ne minuten e 10’. Me pas Peci dhe Taku serish shenuan per ta mbyllur pjesen e pare me rezultatin 3-0. Ne pjesen e dyte Peci shenoi nje tjeter dy golesh dhe Grent Halili nje dygolesh per ta perfunduar ndeshjen ne menyre spektakolare me rezultatin 7-0.

Pasi kane likuiduar Sopotin, bardheblute do te perballen me skuadren e Luftetarit ne turin e dyte per Kupen e Shqiperise dhe ne rast kualifikimi do te luajne me pas me fituesen e ciftit Dinamo – Kukesi.

SHPËRNDAJE